LDK kërkon koordinim të Qeverisë me SHBA-në
BKT
Foto: LDK
Lajme

LDK kërkon koordinim të Qeverisë me SHBA-në

J.Musliu/RTKlive

Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar për zhvillimet e fundit në veri të Republikës.

Me një komunikatë për media, LDK deklaron se në këtë kohë,  Kosovës i duhet udhëheqje e matur që nuk bie në grackat destabilizuese të Serbisë, por që synim ka integrimin e vazhdueshëm e të plotë të serbëve të Kosovës, e që mjet të domosdoshëm ka koordinimin e ngushtë me aleatë ndërkombëtarë.

“Politikat populiste, me synim turmat partiake para interesave madhore nacionale, i sjellin Kosovës dëme afatgjate dhe regres në arenën ndërkombëtare”, deklaron LDK.

Kjo parti opozitare fton qytetarët në veri për qetësi, ndërsa institucionet e Republikës për koordinim të ngushtë me ShBA-të dhe aleatët tjerë evropianë.

 “Moskoordinimi me aleatët tanë ndërkombëtarë nga institucionet e Republikës së Kosovës, i nxitë dhe shërben agjendat destabilizuese e provokuese në territorin e Kosovës”, deklaron LDK.

“Pasojat e një destabilizimi të tillë janë të pariparueshme për vendin”.


MË SHUME NGA Lajme