Kryediplomati italian: Të brengosur për rritjen e tensioneve Kosovë-Serbi
BKT
Foto/ Nga profili i Antonio Tajani në Twiiter
Lajme

Kryediplomati italian: Të brengosur për rritjen e tensioneve Kosovë-Serbi

A.Bela/ RTKlive

Pas zhvillimeve në veri të Kosovës, ku përfaqësuesit e serbëve të Ksovës, vendosën të largohen nga insituciuonet e Repiblikës së Koosvës, kanë ardhur reagime përtej Adriatikut.

Zëvendëskryeministri dhe kryediplomati italian, Antonio Tajani ka reaguar pas zhvillimeve në veri të Kosovës. Ai ka shkruar në Twitter se Italia është e angazhduar për stabilitet dhe siguri në Ballkanin Perëndimor.

“Jemi të brengosur për tensionet në rritje mes Serbisë dhe Kosovës. U kam kërkuar ambasadorëve tonë në Beograd dhe Prishtinë që të bëjnë thirrje për moderim të situatës dhe për dialog deri sa të ketë një kompromis të duhur. Italia është e angazhuar për stabilitet dhe siguri në Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar zëvendëskryeministri italian.


MË SHUME NGA Lajme