Gjuha shqipe në programet e Microsoftit në disa variante|Video
BKT
Lajme

Gjuha shqipe në programet e Microsoftit në disa variante|Video

RTK

Për gjuhën shqipe por në kontekstin e digjitalizimit dhe përdorimit kompjuterik të saj u diskutua për dy ditë në Prishtinë ku u ngritën problemet gjuhësore gjatë realizimit të softuerëve dhe përdorimit digjital të saj.

Këshilli Kombëtar Shkencor i projektit “Gjuha shqipe dhe kompjuteri”, i udhëhequr nga Qendra për Edukim dhe Përparim për dy ditë me radhë ka diskutuar për problemet e gjuhësisë kompjuterike si dhe digjitalizimin e gjuhës shqipe në përgjithësi.

Anëtarët e këtij këshilli iu drejtuan përmes një letre kryeministrit të Kosovës dhe atij të Shqipërisë me shqetësimin se në produktet e Microsoft kohët e fundit ka ndarje të gjuhës shqipe në tri variante.

Tema të tjera të cilat u diskutuan ishin edhe softueri për gjuhën "Kulla e shqipes", Libri i madh i gjuhës shqipe, si dhe problemet gjuhësore që kanë dalë gjatë realizimit të tyre.


MË SHUME NGA Lajme