KFOR: Po monitorojmë situatën, dallimet të diskutohen përmes dialogut
BKT
FOTO/ KFOR -Twitter
Lajme

KFOR: Po monitorojmë situatën, dallimet të diskutohen përmes dialogut

A.Bela/ RTKlive

KFOR-i ka njoftuar se po monitoron situatën dhe u ka bërë thirrje të gjithëve që të adresojnë dhe diskutojnë dallimet përmes dialogut konstruktiv.

“Ne po monitorojmë situatën dhe po bashkëpunojmë ngushtë me liderët në Beograd e Prishtinë si dhe me partnerët tanë ndërkombëtarë, për të ruajtur një mjedis të mbojtur  dhe të sigurt për të gjithë njerëzit në Kosovë. Ne i bëjmë thirrje të gjithëve që të adresojnë dhe diskutojnë dallimet përmes dialogut konstruktiv”, njuhet në njoftimin e KFOR-it, të publikuar në Twitter.

Image


MË SHUME NGA Lajme