Sadiku: Fjalimi i kryetarit në Mitrovicën e Veriut me mesazhe puro-politike
BKT
Foto/ RTK
Lajme

Sadiku: Fjalimi i kryetarit në Mitrovicën e Veriut me mesazhe puro-politike

A.B/ RTKlive

Sot kryetarët e komunave veriore të Kosovës, Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, kanë dhënë dorëheqje para kuvendeve përkatëse. Njëjtë kanë vepruar edhe këshilltarët në kuvendet komunale nga radhët e Listës Serbe.

Skender Sadiku, zëvendëskryesues në Kuvendin Komunal të Mitrovicës së Veriut, tha se sot kanë dhënë dorëheqje kryetari dhe asamblistët në këtë komunë, ndërsa kreu i Komunës në fjalimin e tij, dha mesazhe puro politike.

Ai ka bërë të ditur për RTK-në, se kryetari  në mbledhjen e sotme, ka thënë se është me populin serb dhe se po jep dorëheqje morale.

“Popullata në veri është vetëdijesuar, por në mbledhjen e sotme kryetari tha se është i pakënaqur me qeverisjen në Prishtinë dhe dorëheqja e tij është morale. Ai tha se po e parafrazoj se është me popullin. Po ashtu edhe 17 asamblistët kanë dhënë dorëheqje”, tha ai për RTK.

Sadiku tha se janë lodhur me telashe në këtë hapësirë.  “Është e dhimbshme që  në këtë proces po futen, edhe policia, gjyqësia”, tha ai.

Sipas tij protesta është e drejtë universale.


MË SHUME NGA Lajme