Përfundon e qetë protesta e serbëve në Mitrovicën e Veriut|Foto
BKT
Hysni Demaku/ RTK/
Lajme

Përfundon e qetë protesta e serbëve në Mitrovicën e Veriut|Foto

Hysni Demaku/ RTK/ Mitrovicë

(E plotësuar, ora 13:05) Ka përfunduar e qetë protesta e serbëve në Mitrovicën e Veriut. Në këtë protestë kanë mbajtur fjalime liderët politik të serbëve të Kosovës, të cilët kanë dhënë dorëheqje nga pozita e tyre. Po ashtu në protestë ka folur edhe ish-komandanti i Policisë në veri, Nenad Gjuriq.

Goran Rakiq, në fjalimin e tij, ka thënë se nuk do të kthehen në institucionet e Kosovës, deri sa të realizohen kërkesat e tyre.

Filloi protesta e serbëve në Mitrovicën e Veriut|Foto

(E plotësuar, ora 12:10) Ka filluar protesta e serbëve në sheshin `Car Llazar` në Mitrovicën e Veriut.

Gazetari i RTK-së, Hysni Demaku raporton se tani kanë filluar fjalimet në këtë protestë.

Serbët mblidhen në sheshin `Car Llazar` në Mitrovicën e Veriut`|Foto

Serbët tashmë janë mbledhur në sheshin `Car  Llazar`. Në orën 12 pritet të ju drejtohen përfaqësuesit politikë serb, raporton RTK.

Jo zyrtarisht bëhet  e ditur se para tyre do të flas kryetari i Listës serbe, Goran Rakiq.

Ndryshe kjo protestë mbahet pas vendimit për tu larguar nga institucionet e Kosovës. Sot kryetarët e komunave veriore të Kosovës, Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, kanë dhënë dorëheqje para kuvendeve përkatëse. Njëjtë kanë vepruar edhe këshilltarët në kuvendet komunale nga radhët e Listës Serbe. May be an image of 12 people and outdoors

Ekipi i RTK-së, po qëndron në veri të vendit, për të sjellë informacionet e fundit mbi zhvillimet eventuale.


MË SHUME NGA Lajme