Ministri Italian: Tensionet në rritje janë shqetësuese
Anamari Repiq, RTK/Beograd
Ministri Italian Tajani tha sot gjatë një bisede me presidentin Vuçiq se tensionet janë shqetësuese, duke bërë thirrje per dialog. Vuçiq tha se Serbia do të ruaj paqen dhe stabilitetin në Kosovë.
Tensionet në rritje janë shqetësuese, tha Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme të Italisë, Antonio Tajani, gjatë një bisedë telefonike me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
“Ministri Tajani tha se tensionet në rritje janë shqetësuese, duke shpresuar se paqja dhe stabiliteti do të ruhen dhe se Serbia do të kontribuojë në këtë. Ai gjithashtu bëri thirrje që t'i jepet përparësi dialogut”, njoftoi Zyra e presidentit e Serbise.
Sipas njoftimit, presidenti Aleksandar Vuçiq i ka përcjellë Tajanit qëndrimin e Serbisë për situatën në Kosovë, duke theksuar se vendime të njëanshme të Prishtinës dhe aksione të papërgjegjshëm shkaktuan zemërimin e serbëve nga veriu i Kosovës.
“Presidenti Vuçiq i ka shpjeguar zyrtarit italian, si përfaqësues i njërit prej vendeve të Quint, qëndrimin e Serbisë lidhur me zhvillimin e fundit të situatës në Kosovë. Ai tha se Serbia, si edhe më parë, do të sillet seriozisht dhe me përgjegjësi, duke respektuar obligimet dhe vendosmërinë e saj për të ruajtur paqen dhe stabilitetin, të cilin Prishtina e kërcënon me aktet dhe veprimet e saj të njëanshme”, njofton Presidenca.
Në një video e publikuar në Instagram, presidenti serb tha se Serbia nuk heq dorë nga politika e përgjegjshme e paqes dhe stabilitetit.
“Serbia mbetet e përkushtuar në respektimin e ligjit ndërkombëtar dhe zbatimin e të gjitha marrëveshjeve”, tha Vuçiq.























