(E plotësuar) Kuka fiton ndaj britanikes dhe rrëmben të bronztën në Baku
Uran Krasniqi/RTKLive
Loriana Kuka ia ka dalë që ta marrë mori medaljen e bronztë në Baku Grand Slam. Kjo pasi ka fituar nga britanikja, Emma Reid.
Paraprakisht kosovarja është mposhtur në gjysmëfinale nga xhudistja holandeze, Natascha Ausma.
Më herët në çerekfinale, Kuka kishte eliminuar xhudisten poashtu holandeze, Guusje Steenhuis.
Kuka e kaloi raundin e parë e kishte kaluar pa luftë, teksa në të dytin triumfoi me IPPON ndaj gjermanes, Teresa Zenker.
Kuka lufton për të bronztën në Baku
Xhudistja holandeze Natascha Ausma e ka fituar përballjen në gjysmëfinale të Grand Slamit të Bakus me xhudisten kosovare, Loriana Kuka.
Kësisoji kosovares i mbetet të luftojë vetëm për medaljen e bronztë.
Në çerekfinale, Kuka eliminoi me dy Wazzari xhudisten holandeze, Guusje Steenhuis.
Kuka e kaloi raundin e parë pa luftë, teksa në të dytin triumfoi me IPPON ndaj gjermanes, Teresa Zenker.























