14:50 / 06.11.2022
Arsenal mposht Chelsean në "Stamford Bridge"
Uran Krasniqi/RTKLive
Arsenal ka vazhduar formën spektakolare në Premier League duke mposhtur mposhtur Chelsean në "Stamford Bridge" dhe duke rimarrë kryesimin e kampionatit.
Ndeshja është mbyllur me rezultat 1-0.
Skuadra e Artetas ka fituar me golin e Gabriel në minutën e gjashtëdhjetë e tretë.
Të dyja skuadrat kanë krijuar raste, por pa qenë në gjendje të realizojnë gola të tjerë.
Në tabelë Arsenal me tridhjetë e katër pikë tash mbetet vetëm dy pikë më shumë se ndjekësit e Manchester City që kanë tridhjetë e dy pikë, kurse Chelsea është në vendin e shtatë me njëzet e një pikë.























