19:28 / 06.11.2022
Muriqi e shënon edhe golin e shtatë në Spanjë
Uran Krasniqi/RTKLive
Vetëm dy sulmues kanë gola më shumë se sa Vedat Muriqi në këtë edicion të kampionatit spanjoll: Robert Lewandowski (13) dhe Borja Iglesias (8).
Sulmuesi i Kosovës sonte ka shënuar edhe golin e shtatë në La Liga.
Këtë e ka bërë teksa po zhvillohet ndeshja Villarreal - Mallorca dhe Muriqi u ka dhënë epërsinë minimale mysafirëve.
Shtatlarti nga Prizreni realizoi pas një krosimi të Daniel Rodriguez në minutën e 33-të, duke goditur topin menjëherë, i cili pas një devijimi nga kundërshtari ka përfunduar në rrjetë.























