Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit, shqyrtohen disa pika në seancat e kaluara
M/Shefkiu/RTKlive
Kryesia e Kuvendit do të mblidhet për të caktuar rendimin e ditës për seancën e ardhshme plenare. Sipas rendimin të ditës, në këtë mbledhje e cila fillon në orën 11:00, do të diskutohet për pikat e papërfunduara të mbledhjeve paraprake, por dhe për rendin e ditës të seancës vijuese.
Pikat e papërfunduara janë nga seancat plenare të mbajtura në shtator dhe tetor.
Rendi i ditës është si në vijim: Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së mëparshme të Kryesisë së Kuvendit; Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 7 dhe 24 tetor 2022; Votimi në parim i Projektligjit për Mbrojtjen e Informacionit të Klasifikuar; Shqyrtimi i Propozim-rezolutës për gjendjen në sektorin e shëndetësisë; Shqyrtimi i Rekomandimeve lidhur me Raportin e auditimit për pasqyrat financiare të Ministrisë së Shëndetësisë për vitin 2021 dhe; Shqyrtimi i Rekomandimeve lidhur me Raportin e auditimit për pasqyrat financiare të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës për vitin 2021.
Po ashtu anëtarët e Kryesisë do të shqyrtojnë edhe pikat e papërfunduara nga seanca plenare, e mbajtur më 15, 22, 23 shtator 2022.
Nga këto seanca janë: Votimi në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që kanë të bëjnë me racionalizimin dhe vendosjen e vijave llogaridhënëse të agjencive ekzekutive; Votimi në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti; Shqyrtimi i Raportit vjetor të Komisionit të Pavarur të Mediave për vitin 2021; Shqyrtimi i Raportit vjetor të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare për vitin 2021; Shqyrtimi i Raportit të Performancës së Ndërmarrjeve Publike Qendrore për vitin 2020; Shqyrtimi i Raportit me rekomandime nga mbikëqyrja e zbatimit të Ligjit nr.05/L-003 për Mbikëqyrjen Elektronike të Personave të Cilëve u Kufizohet Lëvizja me Vendim të Gjykatës; Shqyrtimi i Raportit me rekomandime nga mbikëqyrja e zbatimit të Ligjit për Noterinë dhe; Shqyrtimi i Rekomandimeve të dala nga shqyrtimi i Raportit të Auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Universitetit të Prishtinës për vitin 2021.
E po ashtu në këtë mbledhje, Kryesia do t;i shqyrtojë edhe pikat e papërfunduara nga seanca plenare, e mbajtur më 14 tetor 2022:
Në rend dite janë: Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Sigurinë e Përgjithshme të Produkteve; Shqyrtimi i Propozim-rezolutës në lidhje me mosrealizimin e projekteve kapitale të Qeverisë gjatë vitit 2022; Zgjedhja e dy (2) anëtarëve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës; Shqyrtimi i Raportit vjetor të Institucionit të Avokatit të Popullit për vitin 2021.
Po ashtu do të jenë edhe propozimi i rendit të ditës për seancën e ardhshme plenare, ku në rend të ditëj janë edhe: Shqyrtimi i Propozim-rezolutës kundër sulmeve ndaj integritetit seksual; Shqyrtimi i dytë i Projektligji nr. 08/L-156 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës; Shqyrtimi i dytë i Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.06/L-123 për Forcën e Sigurisë së Kosovës; Shqyrtimi i dytë i Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.06/L-122 për Ministrinë e Mbrojtjes; Shqyrtimi i parë i Projektligjit për faljen e masave ndëshkimore të vendosura gjatë periudhës së Pandemisë COVID-19; Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përmbajnë procedura të veçanta administrative dhe harmonizimin e tyre me Ligjin nr. 05/L-031 për procedurën e përgjithshme administrative; Shqyrtimi i parë i Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit Nr. 06/L-048 për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës; Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Prokurorin e Shtetit; Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Prokurorinë Speciale; Shqyrtimi i parë i Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Kodit nr. 08/L-032 të Procedurës Penale; Shqyrtimi i parë i Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Kodit Penal i Republikës së Kosovës; Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për trajtimin e ndërtimeve pa leje; Shqyrtimi i Vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për zgjatjen e masave emergjente në furnizimin e energjisë.
P ashtu në rend të ditë janë edhe: Shqyrtimi i kërkesës së Fondit të Kursimeve Pensionale për caktimin e taksave vjetore për vitin 2023; Shqyrtimi i Raportit vjetor të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës për vitin 2021; Shqyrtimi i Raportit vjetor të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës për vitin 2021; Shqyrtimi i Raportit vjetor të Autoritetit Kosovar të Konkurrencës për vitin 2021; Shqyrtimi i Propozim të Qeverisë së Republikës së Kosovës, nr.09/99 datë 30 shtator 2022, për zgjedhjen e Komisionit Qendror të Regjistrimit të Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave; Shqyrtimi i rekomandimeve të dala nga shqyrtimi i Raportit të Auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Telekomit të Kosovës, për vitin 2021; Shqyrtimi i rekomandimeve të dala nga shqyrtimi i Raportit të Auditimit për pasqyrat financiare vjetore të KRM Pastrimi Sh.A, për vitin 2021.























