Dorëheqje në veri edhe nga gjykatat
BKT
Foto: REL
Lajme

Dorëheqje në veri edhe nga gjykatat

Jeton Musliu/RTKlive

(Plotësuar) Situata në veri të vendit është e qetë, ndonëse tensioni ndihet për shkak të vazhdimit të dorëheqjeve nga ana e zyrtarëve serbë të Policisë së Kosovës, por edhe të atyre që punojnë në gjykata.

Gazetari Hysni Demaku, i cili po vazhdon të ndjek nga afër të gjitha zhvillimet në veri, së bashku edhe me ekipin e RTK-së, njofton se tashmë edhe punëtorët e sistemit të drejtësisë janë duke hequr dorë nga vendet e tyre të punës.

Përveç tyre,  dorëheqje ka dhënë edhe  kryetarja e Gjykatës Themelore në komunën e Mitrovicës Veriore, Liljana Stevanoviq.

(Ekipi i RTK-së, Hysni Demaku, Bardh Bekteshi,  Latif Rexhepi e Mentor Vinarci, do të sjellin gjatë tërë ditës, zhvillimet e fundit në veri të Republikës)

Policët serbë në veri, dorëzojnë armët, uniformën dhe mbesin të papunë|Foto

Dy ditë më parë ishin të veshur me uniformë të policisë. Por tani, të veshur me rroba civile, ish pjesëtarët e Policisë së Kosovës nga komnuniteti serb, në veri të vendit, po shkojnë një nga një në stacionin policor në Mitrovicën e Veriut.

Siç shihet edhe në fotografitë e shkrepura nga gazetari i RTK-së, Hysni Demaku, ata me vete kanë çanta ose qese, në të cilat kanë vendosur edhe armët zyrtare, të cilat janë duke i dorëzuar.

E brenda, pjesëtarë të administratës së policisë, nën vëzhgimin e Zëvëndëskomandantit të Policisë së Kosovës për rajonin e  Mitrovicës së Veriut, Besim Hotit, janë duke dorëzuar pistoletat.

Pas mbushjes së formularëve dhe protokollimit të tyre, tashmë ish pjesëtarët e Policisë së Kosovës të konunitetit serb, largohen si të papunë.

Gazetari i RTK-së, Hysni Demaku, deklaron se ka provuar disa herë të kontaktojë e bisedojë me ta, për të kuptuar aspektin emocional të tyre, pasi bashkë me uniformën dhe pistoletën, ata po braktisin edhe vendin e punës.

Megjithatë, ai tregon se reagimet e tyre janë shumë të vrazhda dhe është gati e pamundur të bsiedohet. Sipas tij, kjo vrazhdësi nuk është vetëm në drejtim të gazetarëve të mediave shqiptare, por edhe atyre serbe.

Në katër konunat e Kosovës në veri të vendit, Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq e Zveçan, veprojnë rreth 300 pjesëtarë të Policiasë së Kosovës, e që janë kryesisht të komunitetit serb.  

Policët serbë në veri, nisin të dorëzojnë armët zyrtare

Dy ditë pasi dorëzuan uniformat,  pjesëtarët e policisë së Kosovës të komunitetit serb në veri të vendit, kanë nisur të dorëzojnë edhe armët zyrtare.

Gazetari I RTK-së, Hysni Demaku, i cili ndodhet në Mitrovicën e Veriut, raporton se policët e komunitetit serb tashmë janë duke hequr dorë në tërësi nga shërbimi.

Gazetari demaku rikujton se janë rreth 300 pjesëtarë të policisë, që pritet t’i dorëzojnë armët.

Kjo po bëhet në stacionin e Policisë së Kosovës në Mitrovicën e Veriut.

Paralalisht, një veprim i tillë po kryhet edhe në stacionet e policisë në Leposaviq dhe Zveçan.

Ky veprim I tashmë ish pjesëtarëve të Policisë së Kosovës në katër komunat e vendit në veri, vjen pasi Lista serbe, ka hequr dorë nga pjesmarrja në të gjtiha institucionet e vendit.

Krejt kjo, në koordinim me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq, i cili dy ditë para se të merrej ky vendim, ka pasur takim me drejtues tëe Listës serbe në Beograd e më vonë edhe ka komunikuar, siç kanë thënëai, tërë natën me politikanët serbë në Kosovë.

Në anën tjetër, nga vednet e punës kanë hequr dorë edhe drejtues të gjykatës në këtë pjesë të vendit.

Ndërkohë, pas një veprimi të tillë, Policia e Kosovës ka zëvëndësuar policët në këtë teritor të vendit me pjesëtarë të policisë nga pjesë të tjera të Republikës, deri në gjetjen e një zgjidhjeje.

Në anën tjetër, pasdorëzimit me shkrim të  dorëheqjeve të  katër kryetarëve të komunave, Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq e Zveçan, Komisioni Qëndror I Zgjedhjeve, në koordinim me presidenten e Kosovës, kanë afat nga 30 deri në 45 ditë në caktimin e datës së zgjedhjeve të reja për këto komuna.  


MË SHUME NGA Lajme