Për shpëlarje të parave, 14 persona shënjestrohen nga Prokuroria
E.Hoti/RTKlive
Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar se ka shënjestëruar një rast ku dyshohet se janë përfshirë 14 persona në pastrimin e parave.
“Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Blerim Isufaj, ka mbajtur sot takimin e radhës me ekipin e përbashkët për përzgjedhjen dhe shënjestrimin e krimeve të rënda, ku kanë shënjestruar një (1) rast të ri me katërmbëdhjetë (14) persona”, thuhet në njoftim.
Prokuroria ka njoftuar se ky rast është koduar me emrin “Skema”.
“Prokuroria Speciale njofton se rasti i shënjestruar është i koduar me emrin ‘’Skema’’, ku janë të përfshirë katërmbëdhjetë (14) persona, për veprën penale “Shpëlarja e parave”, nga neni 302 të KPRK-së dhe lidhur me nenin 56, paragrafi 1 të Ligjit nr. 05/L-096 për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit”, thuhet tutje në njoftim.























