Bad News Eagles shkruajnë historinë, mposhtin skuadrën më të mirën në botë
BKT
Sport

Bad News Eagles shkruajnë historinë, mposhtin skuadrën më të mirën në botë

RTKlive

Bad News Eagles tashmë e kanë bërë historinë duke mposhtur skuadrën më të mirë në botë në CS:GO, Faze.

‘Shqiponjat kosovare” arritën të mposhtin skuadrën e Faze 2:1 në seri, duke shkaktuar një prej befasive më të mëdha në histori të Major në CS:GO.

BNE tashmë ka mësuar edhe kundërshtarin tjetër në ‘Legends Stage’, ku do të takohen me NAVI (Natus Vincere), një tjetër skuadër e fuqishme botërore.