Rama reagon për situatën në veri, bën thirrje për vetëpërmbajtje e dialog
B.H. / RTKlive
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në veri, ku serbët lokalë i kanë braktisur institucionet e Kosovës.
“Po e ndjekim me vëmendje të madhe e shqetësim të vërtetë situatën e acaruar në Kosovë dhe bashkohemi me qëndrimet e aleatëve tanë strategjikë SHBA&BE. Ndërkohë, që mbështesim plotësisht idenë themelore të Planit Franko-Gjerman bëjmë thirrje për vetëpërmbajtje dhe dialog”, ka shkruar Rama në “Twitter”.
Ai ka thënë se i kupton autoritetet e Kosovës për hezitimin që kanë për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, porse i mirëkupton edhe aleatët.
“Autoritetet e Kosovës janë në të drejtën e tyre të kenë rezerva për Asociacionin e Komunave Serbe dhe unë e mirëkuptoj këtë! Por i mirëkuptoj edhe aleatët kur e kërkojnë këtë me “forcë”! Prandaj duhet kërkuar një dialog i palodhur me Serbinë për të mos humbur edhe aleatët!”, ka shtuar Rama.
























