Ministri Sveçla e informon presidenten Osmani për zhvillimet në veri
BKT
Zyra e Presidencës
Lajme

Ministri Sveçla e informon presidenten Osmani për zhvillimet në veri

B.H./RTKlive

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur në takim ministrin e Brendshëm, Xhelal Sveçla, për t’u informuar më detajisht lidhur me zhvillimet e fundit në veri të vendit.

“Ministri Sveçla ka njoftuar presidenten Osmani për hapat e ndërmarra për sa i përket sigurisë publike dhe mbarëvajtjes së funksionimit të institucioneve ligjzbatuese në veri të vendit. Presidentja Osmani ka qenë dhe është në kontakt të vazhdueshëm me të gjitha institucionet e sigurisë në vend për të garantuar mjedis të sigurt për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Presidencës pas këtij takimi.


MË SHUME NGA Lajme