23:19 / 07.11.2022
Në oborrin e Qeverisë vendosen flamuj amerikanë
V. Thaçi / RTKlive
17 flamuj të SHBA-së janë vendosur, të hënën në mbrëmje, në oborrin e Qeverisë së Kosovës. Ky aktivitet simbolik është realizuar nga aktivisti i shoqërisë civile, Arlind Imeri.
Qëllimi i këtij aktiviteti simbolik sipas organizatorit ka qenë që të falënderohet aleati kryesor, SHBA, për mbështetjen e vazhdueshme që i ka dhënë Kosovës, por njëherësh edhe t’i bëhet thirrje ekzekutivit që të mos kundërshtojë kërkesat amerikane.

























