Ancelotti tregon arsyen e humbjes nga Vallecano
BKT
Sport

Ancelotti tregon arsyen e humbjes nga Vallecano

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka treguar arsyen e humbjes së mbrëmshme kundër Rayo Vallecano.

‘Los Blancos’ u mundën në udhëtim tek Vallecano (3-2), në kuadër të La Ligës.

Tekniku italian pas ndeshjes tha se lodhja ndikoi në duel me Vallecanon.

“Ne luajtëm shumë ndeshje. Lojtarët ishin të lodhur”, ka thënë Ancelotti.

“Rivali bëri shumë presion dhe ne nuk e kishim freskinë e duhur”, theksoi ai.

Pas disfatës nga Vallencano, Reali mbetet në pozitën e dytë me 32 pikë, dy më pak se lideri i tabelës, Barcelona.