Berisha: Prapa situatës në Kosovë është Kremlini e Beogradi
BKT
Foto: RTKlive
Lajme

Berisha: Prapa situatës në Kosovë është Kremlini e Beogradi

J.Musliu/RTKlive

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, akuzoi presidentin rus, Vladimir Putin dhe atë serb, Aleksandër Vuçiq, të cilët sipas tij, po kërkojnë konflikt të ri në Ballkan.

“Ky është një moment jo i lehtë për Kosovën”, tha Berisha. “Unë dua të shpreh solidaritetin tim qytetarëve të Kosovës”.

Berisha tha se e dënon me forcën më të madhe ndërhyrjen e Kremlinit dhe Beogradit në punët e brendshme të Kosovës.

“E gjitha kjo që ndodh është përpjekje e Vuçiqit për të mbajtur shtetin serb në Kosovë. Ai nuk e fsheh këtë”.

Berisha deklaroi se e përshëndet qëndrimin e vendosur të NATO-s në mbrojtje të stabilitetit të Kosovës.

“Sepse Putin dhe Putinin e vogël Vuçiq, janë të gatshëm të ndërmarirn një aventurë të re, Serbia e mban konfliktin të varur në gozhdë për ta ndërmarrë kur të gjykojë ajo”.

Tensionet e fundit në veri të Kosovës, shpërthyen pas dorëheqjes së përfaqësuesve të Listës Serbe nga institucionet publike në Kosovë.

 Më 5 nëntor, përfaqësuesit e serbëve ofruan dorëheqjen nga institucionet e nivelit lokal në Kosovë, nga Gjyqësori, Policia, si dhe nga Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës.

 


MË SHUME NGA Lajme