Prokuroria e Specializuar kërkon që Thaçit t’i vazhdohet paraburgimi
Gjykata Speciale

Prokuroria e Specializuar kërkon që Thaçit t’i vazhdohet paraburgimi

M.Sh/RTKlive

Zyra e Prokurorit të Specializuar ka kërkuar nga gjykatësi i Procedurës Paraprake, Nicolas Guillou që t’i vazhdohet masa e paraburgimit ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit. Me anë të një shkrese, thuhet se në bazë të nenit 41 të Ligjit dhe rregullës 57 të Rregullores, ZPS i bën këto parashtresa lidhur me paraburgimin e të akuzuarit Hashim Thaçi.

Sipas tyre, që nga vendimi më i fundit, më 29 shtator 2022, nuk ka pasur asnjë ndryshim të rrethanave që do të favorizonin një përcaktim tjetër dhe Thaçi nuk ka bërë asnjë parashtrim mbi këtë apo ndonjë bazë tjetër.

ZPS shkruan në këtë shkresë se Thaçi vazhdon të plotësojë standardin e aplikueshëm për rrezikun e arratisjes. “Që nga vendimet më të fundit, më 29 shtator 2022, ka nuk ka pasur ndryshim të rrethanave që do të favorizonin një përcaktim tjetër, dhe Thaçi nuk ka bërë asnjë parashtrim mbi këtë apo ndonjë bazë tjetër”, thuhet në kërkesën e Prokurorisë.

Sipas kësaj të fundit, ish presidenti Thaçit që nga 5 nëntori 2022 kur është marrë në paraburgim, pesë herë ka kërkuar të lirohet nga paraburgimi: në janar 2021; në korrik 2021; në dhjetor 2021; në maj 2022; dhe tani në shtator 2022. Ndryshe edhe Gjykata e Apelit ka konfirmuar urdhrat për vazhdimin e paraburgimit të Thaçit.

 


MË SHUME NGA Gjykata Speciale