Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
BKT
Foto arkiv/ RTKlive
Lajme

Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`

RTKlive

Sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.

Kosova lanson programin për diplomaci qytetare, diaspora pjesë e saj. Mysafirë të parë janë Daorsa Ibrahmaj, përfituese e programit të diplomacisë qytetare dhe Endrit Sadriu përfitues i programit të diplomacisë qytetare.

Kurse mysafirë të tjerë janë Besianë Musmurati drejtoreshë Drejtorisë se Arsimit në Komunën e Prishtinës dhe Egzon Gashi anëtar i komisionit për përzgjedhjen e drejtorëve të çerdhe dhe shkollave në Prishtinë.

Ata flasin për konkursin për drejtorë të çerdheve dhe shkollave në Prishtinë, cilësinë në arsim dhe planin për siguri në shkolla, si dhe pilot projektin për vlerësimin e nevojave të shkollave

Për të folur për ekspozitën "retrospekti" , i ftuar është Musë Prelvukaj, artist.

Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjell për shikuesit edhe storie të larmishme, të përgatitura nga gazetarët e RTK-së

 


MË SHUME NGA Lajme