Përkujtohet luftëtarja Shote Galica në përvjetorin e lindjes
BKT
Kulturë

Përkujtohet luftëtarja Shote Galica në përvjetorin e lindjes

RTKlive

Më 10 nëntor 1895, në Drenicë, lindi Shote Galica.

Ajo bë krahu i djathtë i bashkëshortit të saj, Azem Bejta, i njohur si Azem Galica. Luftën, pa e hequr kurrë pushkën nga dora, e vazhdoi edhe pas vdekjes së tij.

Emri i saj i vërtetë është Qerime Radisheva, e njohur për rezistencën me sukses ndaj autoriteteve ushtarake serbe në fillim të viteve ’20, deri kur u tërhoq në Shqipëri. Kundërshtoi me armë dhunën dhe shpërnguljet e shqiptarëve nga autoritetet serbe në Kosovë.

Në vitin 1919 Shota mori pjesë në Kryengritjen e Dukagjinit dhe të Junikut më 1921–1923. Në vitin 1925, pas vdekjes së burrit të saj, Azem Galicës, ajo mori detyrën e tij dhe luftoi së bashku me Bajram Currin në Has të Prizrenit dhe në Lumë. Një ndër aksionet më të njohura të Shotës ishte kapja e një komandanti serb dhe një numri ushtarësh në Çikatovë.

Vdiq në Fushë-Krujë më 1 korrik 1927. Shote Galica mbahet mend për thënien “Jeta pa dije është si një luftë pa armë”. Është vlerësuar me titullin më të lartë “Hero i Popullit”.


MË SHUME NGA Kulturë