14:23 / 10.11.2022
Nesër në Paris Borrell takon Kurtin e Vuçiqin
V. Thaçi / RTKlive
Josep Borrell, shefi i diplomacisë evropiane nesër në Paris do të zhvillojë takime të ndara me kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë Alekasandër Vuçiq.
Këtë e ka bërë të ditur nga zëdhënësi i BE-së, Peter Stano përmes një postimi në Twitter.
“BE vazhdon përpjekjet për të ndihmuar në uljen e tensioneve dhe lehtësimin e përparuar të dialogut Kosovë-Serbi, Josep Borrell do të takoj nesër në Paris, në takime të ndara kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin Aleksandër Vuçiq”, ka shkruar Stano.

Ndryshe Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar për në Paris, ku do të merr pjesë në Forumin e Paqes, me ftesë të presidentit francez, Emmanuel Macron.























