Paqe në derbin e Anamoravës, Llapi trondit Ballkanin midis Suharekës
Fatmir Bytyqi /RTKlive
Janë mbyllur dy ndeshjet e fundit të javës së 16-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Kryendeshja e kësaj xhiro mes Gjilanit dhe Dritës është mbyllur baras 1-1, sfidë kjo e zhvilluar në stadiumin më bari sintetik dhe pa pranin e tifozëve.
Dueli mes dy rivalëve të përbetuar gjilanas, ka dhënë një lojë mjaft të mirë, ani pse kjo sfidë u mbyll baras.
Pjesa e parë e kësaj sfidë u mbyll pa gola, edhe pse të dy skuadrat patën rastet e tyre.
Golat në këtë duel erdhën në fraksioni e dytë. Zaberxha në minutën e 67-të zhbllokojë ndeshjen duke kaluar Gjilani në epërsi prej 1-0, derisa Ajzeraj (82’), ia siguroi një pikë nënkampionëve në fuqi të Kosovës.
Në sfidën tjetër të ditës së sotëm, Llapi e ka shokuar Ballkanin duke e mposhtur me rezultat 1-4 midis Suharekës.
Fernandinho me gol fantastik zhbllokoi shifrat në minutën e shtatë. Nëntë minuta pa përfunduar koha e rregullt e takimit Rivera shpërtheu në festë edhe një herë tjetër kampin llapjan.
Skuadra e Tahir Batatinës nuk u ndal me kaq dhe në pjesëlojën e dytë realizuan edhe dy gola përmes Rivera (77’) dhe Progni (90’), derisa golin e nderit për kampionët në fuqi e shënoi Dellova (90+2’).























