Liberalizimi i vizave për Kosovën, më së largu deri në nëntor 2023
Gjeraqina Tuhina/RTK/Bruksel
Anëtarët e grupit punues pёr vizat tё Bashkimit Evropian duket se i kanё pёrafruar qёndrimet lidhur me liberalizimin e vizave pёr Kosovёn. Nё takimin e dytё qё u mbajt sot, ekspertёt e shteteve anёtare tё BE-së janё pajtuar pёr tekst-kompromisin, sipas tё cilit, liberalizmi i vizave lidhet me sistemin ETIAS, por do të shtohet edhe data 1 nёntor, si afati i fundit kur liberalizimi i vizave hyn nё fuqi edhe nё rast tё shtyrjes eventuale tё funksionalitetit tё ETIAS-it.
Sipas burimeve nga takimi i mbajtur, ky formulim i ka kënaqur kёrkesat e tё gjitha shteteve anёtare, meqё ato u ndanё nё dysh nё momentin kur Franca nё takimin e 13 tetorit doli me kёrkesёn qё liberalizimi i vizave tё lidhet mё funksionalitetin e ETIAS-it.
Ndonёse Franca ishte e përkrahur nga njё numёr i shteteve, ishte edhe grupi tjetёr qё insistonte qё momenti i lёvizjes sё lirё tё mos jetё i lidhur me njё çёshtje teknike tё BE-sё, andaj edhe u kёrkua qё tё ketё datё tё qartё si afat i fundit kur hyn nё fuq liberalzimi, nё mёnyrё qё Kosova tё mos bartё pasojat nё rast tё shtyerjeve eventuale.
Tani, Presidenca Çeke e Bashkimit Evropian duhet të hartojë një draft të ri të tekstit, i cili do tё duhej tё miratohet nё ditёt nё vijim, me procedurё tё thjeshtёsuar, nё mёnyrё qё liberalizimi i vizave tё kalojë te niveli politik, duke filluar nga amabsadorёt e shteteve anёtare tё BE-sё.
Pritet që ambasadorёt tё trajtojnё kёtё temё nё takimin qё do mbahet nё fund tё nёntorit, ndёrsa pas kёsaj mund tё nisë i ashtuqujaturi trialog, ku pёrfshihen tё gjitha institucionet e BE-sё: Komisioni Evropian, Parlamenti Evropian si dhe Kёshilli i BE-sё.
Në fund, ky vendim duhet të miratohet me votim nga Parlamenti Evropian dhe Këshilli i Ministrave të BE-së, ku vendimi merret me shumicë të cilësuar, që do të thotë 55 për qind e shteteve anëtare që mbajnë 65 për qind të të gjithë popullsisë së BE-së.
Presidenca Çeke akoma ёshtё optimiste se tё gjitha procedurat legjislative mund tё pёrfundojnё deri nё dhjetor. Me shpalljen e vendimit pёrfundimtar nё gazetёn zyrtare tё BE-sё, pёrmendet edhe data e fundit kur hyn nё fuqi liberalizimi i vizave.























