Cramon: S`ka arsye që liberalizimi i vizave të mos ndodhë menjëherë
BKT
Foto: RTKlive
Lajme

Cramon: S`ka arsye që liberalizimi i vizave të mos ndodhë menjëherë

E.Hoti/RTKlive

Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola Von Cramon, ka deklaruar se nuk ka asnjë arsye që të mos bëhet liberalizimi i vizave menjëherë për qytetarët e Kosovës.

“Epo, pse vetëm nëntor 2023? Nuk ka asnjë arsye që të mos jepet menjëherë liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës”, ka shkruar Von Cramon në Twitter.

Reagimi i Von Cramon erdhi pas raportimit se është arritur kompromisi për vizat, i cili do të hyjë në fuqi më 1 nëntor 2023.

Anëtarët e grupit punues pёr vizat tё Bashkimit Evropian, në takimin e mbajtur sot në Bruksel, në nivel të ekspertëve të shteteve anëtare të BE-së, janё pajtuar pёr tekst-kompromisin.

Ata janë dakorduar se  liberalizmi i vizave të lidhet me sistemin ETIAS, por do të shtohet edhe data 1 nёntor, si afati i fundit kur liberalizimi i vizave hyn nё fuqi edhe nё rast tё shtyrjes eventuale tё funksionalitetit tё ETIAS-it.


MË SHUME NGA Lajme