Qipro nuk ndryshon qëndrimin ndaj Kosovës
J.Musliu/RTKlive
Ambasadori i Qipros në Serbi, Dimitrios Theophylakto, deklaroi se shteti i tij, nuk do të ndryshojë qëndrimin e vet dhe nuk do të njohë pavarësinë e Kosovës. Ai akuzoi Prishtinën zyrtare se që nuk i respekton obligimet e saj.
“Pozicioni i Qipros, si dhe i disa vendeve të tjera të Bashkimit Evropian është i njohur”, tha Theophylakto. “Edhe ne jemi viktima të agresionit dhe pushtimit, kemi një situatë të ngjashme në Qipro”, tha ai për Euronews, transmeton RTKlive.
Sipas tij, për sa kohë që Rezoluta 1244 e OKB-së është e vlefshme, Qipro e konsideron shpalljen e pavarësisë së Kosovës si të paligjshme.
Ai ndër të tjera deklaroi se duhet të fillojë përmbushja e Marrëveshjes së Brukselit, që sipas tij, është e vetmja kornizë për avancimin e dialogut mes dy vendeve.























