Abazi kërkon dizajnimin e politikës së jashtme
Fadil Sertolli / RTKlive
Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme të Kuvendit të Kosovës, njëherësh deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi ka thënë e situata në veriun e Kosovës ka ardhur si pasojë e një kornizë të gabuar të dialogut. Në një konferencë për media, Abazi ka thënë se alarmi është edhe te çështja se sa janë lënduar marrëdhënien me aleatët ndërkombëtarë.
“Kjo situatë ka ardhur edhe si pasojë kornizimit të gabuar të dialogut. Që nga fillimi i mandatit kam ofruar përkrahjen time te kryeministri për marrëdhëniet me SHBA-në. Është urgjente që t’i kthehemi tavolinës së dizajnimit të politikës së jashtme dhe qëndrimeve mirë të analizuara, unë jam i gatshëm për një angazhim të tillë”, ka deklaruar Abazi.
Ndërkaq largimi i serbëve nga institucionet e Kosovës, sipas tij, është karta dhe çelësi për Serbinë për të rrëzuar nivelin e zbatueshmërisë së marrëveshjeve të Berlinit, si dhe për të mbajtur minimumin e presionit ndërkombëtar për mosvendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë.
Deputeti Abazi tha se kërkesat e ndërkombëtarëve do të duhej të shyrtoheshin, derisa e ka përkrah idenë që Kosova të fillojë konsultat rreth themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
“Serbia nuk ka zbatuar marrëveshjet për energjinë dhe targat as marrëveshjet tjera, por partnerët po kërkojnë që të kryhen obligimet e nënshkruara nga ana e Kosovës në mënyrë që Serbia të mos ketë hapësirë”, deklaruar Abazi.























