Konjufca: Kosova nuk do të pranojë asnjë kushtëzim të ardhur nga Serbia
BKT
Foto/ RTKlive
Lajme

Konjufca: Kosova nuk do të pranojë asnjë kushtëzim të ardhur nga Serbia

V. Thaçi / RTKlive

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, deklaroi se Kosova nuk do të pranojë asnjë kushtëzim të ardhur nga Serbia. Sipas tij, sa u përket operacioneve të veçanta, nuk do të bëjnë asnjë veprim pa koordinim me NATO-n dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Të gjitha këto janë përpjekje të Serbisë me rrit presionin në Kosovë ashtu që të themi përballë kërkesave të tyre, por ne e dimë që të gjitha këto vijnë nga Beogradi dhe nga Vuçiq. Qeveria e Kosovës, do të sillet në atë mënyrë që të mos pranojë kushtëzime përmes shantazheve e bllokadave dhe përdorimit të forcës nga ana e Serbisë”, deklaroi kryeparlamentari Konjufca.

Shfaqja forcës së Serbisë, sipas tij, ka filluar edhe më herët, pra nuk është vetëm çështje e targave.

“Prej vitit të kaluar, kemi pasur grumbullim nga Serbia, mobilim dhe manovra ushtarake. E gjithë kjo është përpjekje e Serbisë për të destabilizuar Kosovën. Edhe në tavolinën e negociatave imponojnë kushte. Ne nuk e pranojmë këtë gjuhë”, tha ai, raporton RTKlive.

Kryeparlamentari kosovar ka tha se do të punojnë në bazë të Kushtetutës së Kosovë. E sipas tij, Forca e Sigurisë së Kosovës është e Kosovës dhe ka të drejtë të funksionojë në gjithë territorin e Kosovës.

“Mendoj se ka të drejtë të veprojë në territorin e Kosovës. Sa i përket operacioneve të veçanta nuk do të bëjmë veprim pa koordinim me NATO dhe SHBA. Situata është nën kontroll dhe institucionet e sigurisë janë në nivelin më të lartë të përgjegjësisë dhe ato nuk e kanë qëllim me provokuar askënd. Ne kemi provokime, po nuk biem në provokime. Sa i përket zhvillimeve, nga Parisi do t’i keni më të qarta kur të kthehet presidentja dhe kryeministri në Kosovë”, tha Glauk Konjufca.


MË SHUME NGA Lajme