13:38 / 11.11.2022
Tërhiqet shorti i Kupës, përballje joshëse
Fatmir Bytyqi /RTKlive
Në selinë e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), është tërhequr shorti i Kupës së Kosovës në futboll.
Rrethi i ardhshëm do të sjell disa duele interesante, ku veçohet ndeshja Vëllaznimi-Prishtina.
Joshëse është edhe dueli ndërmjet Dritës e Lirisë, derisa sfidë interesante pritet të jetë edhe përballja mes Drenicës dhe Flamurtarit.
Ja çiftet komplete:
Llapi – KF Vllaznia Pozheran
Vellaznimi – Prishtina
Dukagjini – Rilindja 1974
Prizreni – Istogu
Feronikeli 74 – 2 korriku
Phoenix – Ballkani
Vushtrria – KF Drenasi
Vjosa – Ulpiana
Drenica – Flamurtari
Behari – Ferizaj
A&N – Rahoveci
Drita – Liria
Trepça ’89 – Kika
Trepça – Gjilani
Fushë Kosova – Arbëria
R. Sadiku – Malisheva.























