Kurti: Ushtria është detyra dhe projekti ynë madhor
BKT
Foto nga Facebook
Lajme

Kurti: Ushtria është detyra dhe projekti ynë madhor

N.Mekolli /RTKlive

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, me rastin e betimit të 311 rekrutëve të rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), tha se ushtria është detyra dhe projekti ynë madhor.

Kurti, në një postim në Facebook, ka shkruar se në kazermën “Adem Jashari” sot u betuan 311 rekrutë të rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe morën statusin Ushtar i Kosovës.

“Ndërsa dje, me shumicë votash Kuvendi miratoi tri projektligje që fuqizojnë bazën ligjore për organizimin dhe funksionimin e Ministrisë së Mbrojtjes, FSK-së dhe të drejtat e obligimet për pjesëtarët e FSK-së: plotësim-ndryshimin e Ligjit për Shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës, për Forcën e Siguris”m ka shkruar Kurti.

Si dihet, FSK-së nga sot i janë shtuar edhe 311 kadetë të rinj, të cilët e dhanë betimin duke premtuar shërbim me dinjitet në mbrojtje të atdheut. Në një ceremoni të veçantë, ku morën pjesë edhe përfaqësues nga institucionet e Kosovës, por edhe ata të mbrojtjes, u tha se Ushtria e Kosovës po rritet dhe forcohet vazhdimisht.

Mund të jetë një imazh i 2 persona dhe ambiente të jashtme

Mund të jetë një imazh i 3 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të jashtme

Mund të jetë një imazh i 9 persona, njerëz në këmbë, uniformë ushtarake dhe ambiente të jashtmeMund të jetë një imazh i 5 persona, njerëz në këmbë, uniformë ushtarake dhe ambiente të jashtme

Mund të jetë një imazh i 11 persona, uniformë ushtarake dhe ambiente të jashtme


MË SHUME NGA Lajme