23:17 / 11.11.2022
Empoli i Bajramit e Ismajlit shënon fitore ndaj Cremoneses
Uran Krasniqi/RTKLive
Cremonese mbetet skuadra e vetme që nuk ka fituar asnjë ndeshje të këtij edicioni në Serie A.
Në ballafaqim me Empolin ka pësuar humbje të premtën me rezultat 2-0.
Cambiaghi (46') dhe Parisi (88') kanë realizuar për klubin ku aktivizohen edhe shqiptarët, Nedim Bajrami e Ardian Ismajli. Që të dy ishin në fushë gjatë tërë kohës.
Empoli gjendet në pozitën e dymbëdhjetë në tabelë, kurse Cremonese në vendin e tetëmbëdhjetë.























