Moti sot do të jetë i vranët dhe me riga shiu
BKT
Lajme

Moti sot do të jetë i vranët dhe me riga shiu

V.Thaçi / RTKlive

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të shtunën dhe të dielën do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me riga të dobëta shiu.

Sipas Institutit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë celsius.

Ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë celsius.

“Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë dhe lokalisht e fortë”, thuhet në njoftimin e institutit.


MË SHUME NGA Lajme