Daçiq thotë se SHBA e BE po hezitojnë ta detyrojnë Kurtin për Asociacionin
BKT
Lajme

Daçiq thotë se SHBA e BE po hezitojnë ta detyrojnë Kurtin për Asociacionin

V. Thaçi / RTKlive

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq ka deklaruar se Bashkimi Evropian me nënshkrimin e Marrëveshjes së Brukselit është garantues që do të formohet Asociacioni i Komunave Serbe. Por, sipas tij, tani po tentohet të rihapet kjo temë tashmë e mbyllur.

“Për Beogradin është e papranueshme që të kthehemi në diçka që është nënshkruar dhe rënë dakord vetëm sepse Brukseli dhe SHBA hezitojnë ta detyrojnë Albin Kurtin të përmbushë detyrimin. Ne, nuk do të biem në atë kurth dhe as nuk do të pajtohemi që beteja për supremaci mes Brukselit, Parisit, Berlinit dhe Uashingtonit të bëhet mbi kurrizin tonë”, ka thënë Daçiq, raporton Danas.

Sipas tij, të gjithë ata individualisht, e sidomos të bashkuar, e kanë fuqinë dhe mekanizmat për ta detyruar Kosovën t'i respektojë pjesët e Marrëveshjes së Brukselit.

“Nuk bëhet kjo vetëm me apele, të cilat i kanë dërguar ditët e fundit, sepse në to Prishtina deri më tani është treguar e shurdhër pafundësisht”, ka thënë Daçiq.


MË SHUME NGA Lajme