Rohde: Absurde të rrezikosh një konfrontim të dhunshëm për targat
V. Thaçi / RTKlive
Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se nevojitet urgjentisht vullneti politik për çtensionim të situatës dhe kompromise në bazë të marrëveshjeve të Brukselit.
Rohde, përmes një postimi në "Twitter", ka shtuar se është absurde të rrezikosh një konfrontim të dhunshëm për çështjen e targave.
“Nevojitet urgjentisht vullneti politik për deeskalim dhe kompromise në bazë të marrëveshjeve të Brukselit! Absurde të rrezikosh një konfrontim të dhunshëm për targat ndërkohë që Rusia po zhvillon një luftë brutale kundër Ukrainës me viktima tashmë të panumërta”, ka shkruar Rohde.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian në vazhdimësi i kanë kërkuar Qeverisë që të shtyjë zbatimin e vendimit për targat edhe për 10 muaj.
























