"Çmimi i Asociacionit s`është kundërvlerë e barasvlefshme për njohjen"
BKT
Lajme

"Çmimi i Asociacionit s`është kundërvlerë e barasvlefshme për njohjen"

Ish-ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj Stublla, ka thënë se çmimi i Asociacionit me kompetenca ekzekutive nuk është kundërvlerë e barasvlefshme për njohje.

Ish-shefja e diplomacisë së vendit po ashtu ka kërkuar të sqarohet se si mund të ketë njohje defakto nga Serbia sipas propozimit franko-gjerman pa heqjen e Kosovës nga Kushtetuta e saj.

"Në njërën anë emisarët ndërkombëtar për dialogun po na thonë se nuk po u kërkohet as Kosovës as Serbisë t’i ndryshojnë Kushtetutat (për të evituar pyetjet nëse Kosovës po i kërkohet themelimi i Asociacionit një-etnik me kompetenca ekzekutive)! Në anën tjetër, liderë institucionalë dhe opozitarë që e kanë parë të njëjtin draft të propozimit franko-gjerman, thonë se ky draft ofron njohje defakto nga Serbia, ku pranohet sovraniteti, integriteti territorial, dhe kufijtë. Është jetike të sqarohet ditëve në vijim se si pretendohet njohja defakto nga Serbia nëse nuk kërkohet ndryshimi i Kushtetutës së saj (ku Kosova ende figuron ‘pjesë përbërëse e Serbisë’)?!", ka shkruar ajo.


MË SHUME NGA Lajme