Superliga vjen sot me tri duele, ‘nxehtë’ në ‘Zahir Pajaziti’
BKT
Sport

Superliga vjen sot me tri duele, ‘nxehtë’ në ‘Zahir Pajaziti’

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Superliga vazhdon sot me tri ndeshjet e fundit të javës së 17-të.

Kryendeshja do të luhet në ‘Zahir Pajaziti’ ndërmjet Llapit dhe Gjilanit, ndeshje kjo tejet e rëndësishme për të dy skuadrat.

Llapjanët pas fitores së madhe në udhëtim te Ballkani, të njëjtën gjë synojnë ta bëjnë edhe kundër gjilanasve, edhe pse skuadra e Zekirija Ramadanit nuk udhëton në Podujevë me ‘flamur’ të bardhë.

Duele interesante parashikohen edhe dy përballjet tjera ku takohen Drita-Malisheva dhe Ballkani-Ferizaj.

Superliga /Java e 17-të

Sot takohen:

Llapi-Gjilani

Drita-Malisheva

Ballkani-Ferizaj

Të gjitha ndeshjet fillojnë në orën 13:00.