Top-ligat evropiane vazhdojnë sot me përballje interesante
Fatmir Bytyqi /RTKlive
Ligat më të mëdha evropiane vazhdojnë sot me disa përballje interesante.
Premier League vjen sot me dy ndeshjet e fundit të javës së 14-të, ku do të takohen Brihgton-Aston Villa (15:00) dhe Fulham-Manchester United (17:30), kjo e fundit pritet të sjell në sfidë dramatike.
Ndeshje joshëse na sjell Serie A, ku sot luhen gjashtë ndeshjet e fundit të xhiros së 15-të. Dueli Atalanta-Inter takim ky që nis në orën 12:30, hap ndeshjet e sotme në elitën italiane, derisa dy ndeshje interesante vijnë ku takohen AC Milan-Fiorentina (18:00) dhe Juventus-Lazio (20:45).
Ligue 1 starton sot me ballafaqimin PSG-Auxerre (13:00), ku kampionët në fuqi konsiderohen favorit për fitore, kurse, sfida kryesore luhet në mbrëmje ndërmjet Monacos dhe Marseille, ndeshje që nis në orën 20:45.
Me përballjet Mainz-Eintracht (15:30) dhe Freiburg-Berlin (17:30, mbyllet kjo fundjave në Bundesligën gjermane, derisa në Spanjë luhen ndeshjet e Kupës së Mbretit.























