14:25 / 13.11.2022
Interi fiton supersfidën kundër Atalantës
Fatmir Bytyqi /RTKlive
Interi e ka mposhtur në udhëtim Atalantën, me rezultat 2-3, sot në kuadër të javës së 15-të në Serie A.
Dueli mes Atalantës dhe Interit, ka prodhuar një superndeshje me rrebesh golash.
Skuadra e Simeone Inzaghit, ka arkëtuar tri pikë tejet të rëndësishme duke u futur në zonën e Championsit.
Dzeko (36’), Maehle (56’ autogol) dhe Palomino (61’ autogol), u përkujdesën për fitoren e skuadrës ‘Nerazure’, kurse, për nikoqirët realizuan Lookman (25’) dhe Palomino (77’).
Pas kësaj fitore, Interi ngjitët në vendin e katërt me 30 pikë tubuara, kurse, Atalanta ka tri pikë më pak në vendin e gjashtë.























