17:26 / 13.11.2022
Paqe në ‘Olimpico’
Fatmir Bytyqi /RTKlive
Roma dhe Torino kanë ndarë pikët duke luajtur baras 1-1, të dielën në kuadër të javës së 15-të në Serie A.
Dueli mes ‘romakëve’ dhe torinezëve, i zhvilluar në ‘Olimpico’ të Romës, ka prodhuar lojë të mirë, edhe pse kjo sfidë u mbyll pa fitues.
Linnety (55’) zhbllokojë ndeshjen duke kaluar skuadrën mike në epërsi prej 0-1, ndërsa Matiç (90+4’), ia siguroi një pikë skuadrës së Jose Mourinhos.
Në radhët e Torinos u paraqit edhe mbrojtësi kosovar Mërgim Vojvoda, derisa Marash Kumbulla i Romës ndeshjen e shikojë nga bankina.
Pas këtij barazimi, Roma renditet e shtata me 27 pikë, kurse, është e nënta me gjashtë pikë më pak.