Konjufca, Haradinaj dhe Krasniqi kanë reaguar për sulmin në Stamboll
BKT
Foto: Reuters
Lajme

Konjufca, Haradinaj dhe Krasniqi kanë reaguar për sulmin në Stamboll

V. Thaçi / RTKlive

Pas sulmit në Stamboll për të cilin Erdogan tha se i vjen "era terrorizëm", kanë reaguar edhe liderët në Kosovë.

Kryeparlamentari Glauk Konjufca tha se me trishtim e ka marrë lajmin për vdekjen e disa personave të pafajshëm dhe plagosjen e shumë të tjerëve si pasojë e shpërthimit që ndodhi në Stamboll. E lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj thotë se aktet e tilla qyqare na kujtojnë edhe njëherë që bota duhet të jetë bashkë, e demokratizuar dhe e zëshme kundër dhunës dhe terrorit. 

Edhe Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka shprehur ngushëllime pas sulmit në Stamboll.

Krasniqi sulmin e ka cilësuar si akt terrorist duke kërkuar që fajtorët të gjenden e të dalin para drejtësisë.

“Familjeve të viktimave u shpreh ngushëllimet e mia të thella dhe për të lënduarit uroj shërim sa më të shpejtë. Shpresoj që përgjegjësit e këtij akti terrorist të gjenden e të dalin para drejtësisë sa më parë”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.


MË SHUME NGA Lajme