Libër për peizazhin urban |Video
BKT
Kulturë

Libër për peizazhin urban |Video

Zenel Hajrizi / RTK

Një botim i ri vjen në fushën e peizazhit urban i profesorit Universitar Nexhat Balaj.

Libri ka të bëj me arkitekturën e peizazhit dhe të arriturat bashkëkohore të bazuara në fazat e planifikimit, dizajnimit dhe udhëheqjes së arkitekturës së gjelbër thotë autori i librit profesori universitar Nexhat Balaj.

“Ky libër trajton në vete problemet që lidhen kryekëput me fazat, metodat pra është një libër i shkruar me konceptet më moderne duke konsultuar edhe literaturën më moderne në fushën bashkëkohore të arkitekturës së peizazhit”,tha profesori Balaj

Balaj tha se punën sistematike pesë vjeçare nga përvoja 20 vjeçare ia kushtova librit për gjeneratat e reja në këtë fushë studimi dhe jo vetëm atyre.

“Studentët tanë mbetet të lexojnë të mësojnë sepse kanë shumë materiale që kanë mundësi me i shfrytëzuar në këtë libër për projektet e tyre, për rregullimin e mjedisit për hapësira të gjelbëruara dhe parqet publike, pra është një material jashtëzakonisht i rëndësishëm për gjithë grupmoshat.

Ai shtoi se “Libri Planifikimi i Peizazhit” përmbledh krijimtarinë në rregullimin e ambientit si një kulturë kombëtare dhe shtetërore, ndërsa lehtëson studimin në gjuhën shqipe.

Libri Planifikimi i Peizazhit përmbledh krijimtarinë në rregullimin e ambientit si një kulturë kombëtare dhe shtetërore.


MË SHUME NGA Kulturë