Kamberi: PVD fitoi zgjedhjet për Këshillin Kombëtar Shqiptar
BKT
Lajme

Kamberi: PVD fitoi zgjedhjet për Këshillin Kombëtar Shqiptar

V. Thaçi / RTKlive

Partia për Veprim Demokratik (PVD) është fituese e zgjedhjeve të Këshillit Kombëtar Shqiptar, kështu ka bërë të ditur deputeti Shaip Kamberi.

Ai përmes një postimi në Facebook tha se Partia për Veprim Demokratik është fituese e zgjedhjeve për Këshillin Kombëtar Shqiptar.

“Partia për Veprim Demokratik – fituese e zgjedhjeve për KKSH. Uroj anëtarët, simpatizuesit dhe përkrahësit e PVD për fitoren. Bashkërisht i sollëm fitoren Listës sonë zgjedhore dhe dëshmuam se jemi partia më e madhe në Luginën e Preshevës”, ka shkruar Kamberi.

Shqiptarët e Luginës, sot kanë votuar për anëtarë të Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi. Të drejtë vote kishin rreth 36.000 shqiptarë të regjistruar në listën e posaçme zgjedhore.


MË SHUME NGA Lajme