Hoti: Buxheti për vitin 2023 më i ulët se për vitin 2022
BKT
Foto: Avdullah Hoti/Facebook
Lajme

Hoti: Buxheti për vitin 2023 më i ulët se për vitin 2022

J.Musliu/RTKlive

Ish-kryeministri Avdullah Hoti thotë se buxheti për vitin 2023 në terma realë është rreth 2.5 miliardë euro.

Sipas tij, ky buxhet është më i ulët për së paku 300 milionë euro sesa ai i vitit 2022.

“Për shkak të inflacionit prej rreth 20% për produkte të konsumit bazik, buxheti nominal për vitin 2023 prej 3.2 miliardë eurosh, është në fakt rreth 2.5 miliardë euro në terma realë”, deklaroi ish kryeministri Hoti.

“Rrjedhimisht, ky buxhet është më i ulët se për vitin 2022 për së paku 300 milionë euro".


MË SHUME NGA Lajme