Krasniqi në Bruksel: Synim, fuqizimi i PDK-së në skenën politike evropiane
BKT
Foto nga Facebook
Lajme

Krasniqi në Bruksel: Synim, fuqizimi i PDK-së në skenën politike evropiane

N.Mekolli /RTKlive

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi në ditën e dytë të vizitës zyrtare në Bruksel, bashkë me eurodeputetin Ilhan Kyuchyuk, i cili është edhe ko-president i ALDE-s, kishte një mëngjes pune me disa eurodeputetë liberalë nga vende të ndryshme të Bashkimit Evropian.

Bëhet e ditur se më pas, në takime të ndara, Krasniqi ka takuar edhe Felix Mittermayer nga partia austriake NEOS dhe eurodeputetin Malik Azmani nga partia holandeze VVD.

“Rrjetëzimi i PDK-së me liberalët e Bashkimit Evropian, procesi i reformave partiake, si dhe sigurimi i mbështetjes së tyre drejt synimit tonë për t’u bërë pjesë e familjes liberale ishin disa nga temat për të cilat u dakorduam të përqendrojmë komunikimin e mëtutjeshëm”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Sipas tij, me partnerë dhe miq të tillë, fuqizimi i PDK-së në skenën politike evropiane është i sigurt dhe do të ndihmojë aspiratën e Kosovës për integrim.

Mund të jetë një imazh i 2 persona, njerëz në këmbë, kostum dhe ambiente të brendshme

Mund të jetë një imazh i 4 persona, njerëz në këmbë dhe kostumMund të jetë një imazh i 2 persona, njerëz në këmbë dhe kostum


MË SHUME NGA Lajme