Lista Serbe nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet në veri
BKT
Foto Arkiv/ RTKlive
Lajme

Lista Serbe nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet në veri

A.Bela/ RTKlive

Lista Serbe, njëra ndër partitë e serbëve në Kosovë, ka njoftuar se nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet e shpallura për katër komunat në veri të Kosovës.

Njoftimi vjen një ditë pasi presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, caktoi 18 dhjetorin si datë për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Mitrovicë të Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq.

“Dëshirojmë të informojmë opinionin se Lista Serbe nuk do të marrë pjesë në zgjedhje dhe as qytetarët që mbështesin partinë tonë, prej të cilave mbi 95% janë në këto të hapësira”, thuhet në njoftimin e Listës Serbe të publikuar në "Facebook".

Ndryshe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani pas përfundimit të konsultimeve me partitë politike dhe me KQZ-në, ka caktuar 18 dhjetorin, datë të mbajtjes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetarë të komunave: Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan.

Zhvillimet e fundit në veri të Kosovës, erdhën pas vendimit fillimit të implementimit të vendimit që qeverisë së Republikës së Kosovë rreth targave ilegale që përdoren në veri nga komuniteti serb që jeton në atë pjesë të vendit.


MË SHUME NGA Lajme