Krasniqi inkurajon eurodeputeten Al-Sahlani në mbështetje të grave iraniane
N.Mekolli /RTKlive
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi në ditën e dytë të vizitës zyrtare në Bruksel thotë se ka diskutua për nevojën e fuqizimit të grave në politikë, me ç’rast e ka prezantua vizionin e PDK-së për përfaqësim të barabartë gjinor, 50/50.
“Duke prerë flokët e saj gjatë seancës së Parlamentit Evropian, në mbështetje të protestave anti-qeveritare në Iran, eurodeputetja nga Suedia, Abir Al-Sahlani, nxiti një valë të fuqishme reagimesh mbështetëse, duke tërhequr vëmendjen e të gjithë botës.
Në një takim frymëzues që kisha sot me të në Bruksel, diskutuam për nevojën e fuqizimit të grave në politikë dhe në vendimmarrje, me ç’rast e njoftova me vizionin e PDK-së për përfaqësim të barabartë gjinor, 50/50, në të gjitha strukturat e partisë”m shkruan Krasniqi.
Duke e përgëzuar për punën e saj të palodhshme dhe konsistente në mbrojtje të kauzave të rëndësishme, eurodeputeten Al-Sahlani, Krasniqi thotë se e ka falënderuar atë edhe për mbështetjen e saj për aspiratën e PDK-së për anëtarësim në ALDE.
“Poashtu, e inkurajova që të vazhdojë aktivizmin e saj politik në mbështetje të grave iraniane dhe për fuqizimin e barazisë gjinore kudo në botë”m shkruan Krasniqi.

























