Reja: Pres Itali ndryshe, Asllani dhe Kumbulla duhet të luajnë më shumë
RTSH
Edy Reja është njeriu i momentit në mediat shqiptare dhe ato italiane. Komisari teknik i Shqipërisë, në vigjilje të “derbit” me Italinë, ka dhënë një tjetër intervistë.
Kësaj here për portalin “Tuttomercatoweb”, 77-vjeçari nuk fshehu zhgënjimin për mënyrën si përfundoi aventura e Shqipërisë në rrugëtimin drejt Katar 2022, kur në Grupin I u rendit menjëherë pas Anglisë dhe Polonisë me 18 pikë të grumbulluara. “Me Poloninë na mjaftonte një pikë. Por pësuam gol 10’ nga fundi i ndeshjes. Kundër Hungarisë morëm pikë të plota dhe prandaj nisëm që t’i besonim nga pak ëndrrës për tu kualifikuar”, nisi Reja.
Ende dukeni i zhgënjyer për atë ndeshje.
Ishte ndeshja kyçe dhe nëse e fitonim do të siguronim paly-off. Rusia nuk ishte kështu e kishim rrugën e lirë…Nuk jam i zhgënjyer, por të them të drejtën në një moment nisa të besoja me të vërtetë.
Shqipëria ka një përfaqësuese në rritje me shumë lojtarë “italianë”.
E vërtetë ka shumë lojtarë që luajnë në Itali. Kemi Xhimshitin, gjithashtu dhe Kumbulla është një mbrojtës shumë i aftë por që për fat të keq nuk po gjen shumë hapësira te Roma. Nuk dua të harroj dhe Ismajlin, i cili po rritet mjaft mirë te Empoli. Nëse do të përmirësonte edhe më shumë fazën e kontrollit të topit atëherë do të kthehej në një lojtar edhe më i rëndësishëm. Më pas vijnë Hysaj, Bajrami dhe Berisha, i cili është dhe kapiteni ynë.
Luan dhe Asllani, te Interi po gjen shumë pak hapësira.
Ai ka nevojë për minuta loje. Unë flas në pozitat e komisarit teknik të Shqipërisë. Shpresoj shumë që si Asllani dhe Kumbulla në janar të pranojnë të huazohen diku ku mund të luajnë më shumë.
I keni thënë çfarë mendoni Asllanit dhe Kumbullës? Po ata çfarë thonë?
Sigurisht që kemi biseduar. Nuk janë të lumtur më atë çfarë po ndodh , por nuk kanë shumë në dorë. Janë nën kontratë me dy klube të mëdha. E përsëris janë të rinj dhe duhet të luajnë më shumë.
Ylli i ri i Shqipërisë luan në Angli me Chelsea-n.
Armando Broja ka një potencial të madh. Është një lojtar shumë fizik, 190 centimetra i gjatë, ka teknikë dhe shumë shpejtësi. Kur niset nuk e ndal dot askush. Ai ka një problem që nuk ndihmon ekipin në fazën kur nuk ka topin. Këtë sezon kam vënë re se po përmirësohet edhe në këtë aspekt edhe pse 20’-30’ që luan në javë nuk e ndihmojnë shumë.
Në verë thuhet se skuadra si Milani, Atalanta dhe Napoli janë gati ta afrojnë.
E vërtetë mbi të gjitha Napoli është shumë e interesuar. Giuntoli e kishte seriozisht, madje dhe e ka kontaktruar personalisht... Por Broja dëshironte të qëndronte në Londër. Chelsea më vonë i rinovoi dhe kontratën.
Mbase të ka telefonuar dhe De Laurentiis për të kërkuar informacione.
Kam biseduar me Giuntoli-n sepse ai e bën merkaton. Me presidentin sa herë që flas nuk diskutoj tema si këto. Presidenti interesohet vetëm nëse lojtarët gëzojnë shëndet të mirë.
Çfarë Italie pret në këtë miqësore?
Mendoj se Mancini nuk do të eksperimentojë shumë me formacionin, por do t’u japë shans të rinjve.
Si e parshikoni ndeshjen nesër?
Kur luan kundër Italisë askujt nuk i mungon motivimi. Në Shqipëri futbolli italian ndiqet me mjaft interes. Shqipëria mund të konsiderohet si një pjesë e vogël e Italisë dhe duhet të jetë një fetsë. Shpresoj të bëjmë një ndehsje të mirë, nuk them të marrim rezultat pozitiv por të paktën të bëjmë një ndeshje të mirë.























