Osmani e Kurti ngushëllojnë Poloninë pas sulmit me raketa
BKT
Lajme

Osmani e Kurti ngushëllojnë Poloninë pas sulmit me raketa

Valmira Saraçi Sahatçiu/RTKlive

Presidentja e shtetit Vjosa Osmani ka ngushëlluar Poloninë për vdekjen e dy personave pas sulmit në këtë shtet.

E para shtetit ka thënë se Kosova qëndron në solidaritet të plotë me Poloninë dhe aleatët e NATO-s.

"Ne qëndrojmë në solidaritet të plotë me Poloninë dhe aleatët e NATO-s pas sulmit sonte dhe shprehim ngushëllime të thella për familjet e viktimave. Uniteti i botës demokratike kundër luftës brutale të Putinit në Ukrainë mbetet i palëkundur”, ka shkruar Osmani.

Edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pas sulmit me raketa që thuhet të jenë të Rusisë në kufirin polako-ukrainas ku mbetën të vrarë dy persona.

Kreu i ekzekutivit kosovar ka bërë thirrje për hetim të plotë në lidhje me sulmin.

“Ngushëllime për Republikën e Polonisë pasi dy civilë janë vrarë në afërsi të kufirit polako-ukrainas në mes të një sulmi me raketa të Rusisë në territorin e Ukrainës. I bashkohem botës demokratike në dënimin e krimeve të luftës të shkaktuara nga Rusia dhe bëjë thirrje për hetim të plotë në lidhje me sulmin”, ka shkruar Kurti.

 


MË SHUME NGA Lajme