Lajçak dorëzon propozimin e ri për krizën në veriun e Kosovës
Gjeraqina Tuhina/ RTK/ Bruksel
I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian pёr dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka dorëzuar tek pala kosovare njё propozim tё ri nё lidhje me krizën nё veri, merret vesh nga burimet diplomatike.
Ky propozim, siç thuhet i ёshtё dorëzuar kryengociatorit kosovar, Besnik Bislimit gjatё takimit tё cilin ai e zhvilloi tё martën nё Bruksel.
Tani BE ёshtё nё pritje të përgjigjes së Kosovës, ndёrsa varёsisht nga reagimi i Prishtinёs, Mirosllav Lajçak mund tё vizitojë Beogradin sё shpejti për tё biseduar edhe me palёn serbe.
Nuk ka shumё informacione nё lidhje me detajet e propozimit, por njё nga elementet mund tё jetё shtyrja e afatit pёr ndërrimin e targave serbe, siç thuhet jo domosdoshmёrisht pёr dhjetё muaj.
Gjithnjё, sipas kёtyre burimeve, pala kosovare, ka kёrkuar nga BE-ja edhe sqarime se nё rast tё pranimit tё kësaj kёrkese, cili do të jetё qёndrimi i Brukselit, pasi tё skadojë afati i propozuar.
Zyrtarët evropian insistojnë se ёshtё e domosdoshme gjetja e zgjidhjes nё ditёt nё vijim nё mёnyrё qё tё evitohet eskalimi i mundshëm i cili mund tё ndodhë, duke filluar nga 21 nëntori, kur autoritetet kosovare kanё paralajmëruar lëshimin e gjobave pёr pronarët e automjeteve me targa ilegale serbe.























